Haki Morina merr mbëshetje nga bashkëvendasit e tij, i pranishëm edhe Enver Hoxhaj e Sokol Bashota

Veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina, ka marrë mbështetje nga bashkëvendasit e tij në bashkësinë lokale, në Gllarevë,shkruan Klina.info.

Morina ka mbajtur një takim me banorët e kësaj pjese, ku PDK mbajti një tubim paraelektoral në këtë bashkësi lokale, ku përfshinë fshatrat; Rixhevë, Stapanicë dhe Zabërxhë.
Morina aty u prezantua si kandidat për deputet në radhët e PDK-së në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 14 Shkurt.

Në këtë takim morën pjesë edhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota e kandidati për deputet, Xhavit Haliti si edhe dy kandidatë të tjerë nga komuna e Klinës, që synojnë nga një ulëse, Naim Musliu e Betim Elezaj./Klina.info/