Një burrë u alivanos në rrugë, vdiq në QKUK

Një burrë u alivanos derisa ishte duke ecur dje në rrugë, ndërsa vdiq pasi u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës-QKUK.

Vdekja e viktimës u konstatua nga mjeku.

“Suharekë 15.07.2023 – 10:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke ecur këmbë ishte alivanosur dhe nga disa kalimtarë rasti ishte dërguar në QKMF Malishevë, pastaj me ndihmë të shpejtë në QKUK i cili më pas edhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.”, informoi Policia.

Njësitë relevante policore po merren me rastin, derisa u njoftua prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion