Zanfina ka ditëlindjen, vëmendje merr urimi nga motra e saj Adelina

Zanfina Ismaili, sot ka festuar ditëlindjen.

Një urim i veçantë për Zanfinën erdhi nga motra e saj, këngëtarja e mirënjohur, Adelina Ismaili.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të Zanfinës, teksa ka shkruar “urime ditëlindjen princesha ime, fituesja ime, e dashura ime e bukur, dielli im, të dua përgjithmonë. Le të festojmë”.

Zanfina përmes një postimi në rrjetin social Instagram, i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar për ditëlindje.

“Ju falënderoj të gjithëve për urimet! Më keni bë të ndjehem shumë mirë”, ka shkruar Zanfina.