Vdes Zelfije Morina, nëna e dëshmorit Haki Morina

Sot,pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë Zelfije Morina, e cila njëherit është edhe nëna e dëshmorit të Kombit Haki Morina.

Kjo NËNËMADHE Kreshnike, u bë krah e shok lufte që nga themelimi i celulave të para të UÇK-së.

Ajo, përkujdesej për shokët e ilegales, u gatuante bukë e u jepte zemër.

Ceremonia e varrimit bëhet sot me 22.10.2021, në ora 17.00, në varrezat e fshatit Gllarevë.