Zelensky tërheq ushtarët ukrainas nga Kosova për të luftuar kundër Rusisë, publikohet dekreti

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret përmes të cilit u bën thirrje forcave ushtarake që janë jashtë vendit me mision paqeruajtës të kthehen në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë.

Zëvendëshefi i Zyrës së Presidentit, Andriy Sibiga ka publikuar dekretin e nënshkruar nga Zelensky.

“Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka vendosur të thërrasë paqeruajtësit ukrainës me përvojë të lartë ushtarake nga të gjitha misionet në botë së bashku me pajisjet e tyre për të forcuar ushtrinë ukrainase tani kundër agresionit rus”, ka shkruar ai.