Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend.

Sipas IHMK-së, sot do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat në disa vende do të shoqërohen me reshje shiu, përcjell teve1.info

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.