Kryetari i Skenderajt kërkon ndihmë për familjet e prekura nga vërshimet

Një kompani private ka ofruar ndihmë për familjet që janë prekur nga vërshimet që kapluan komunën e Skenderajt këto dy ditë.

Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura ka shpërndarë disa fotografi nga ky organizim, duke thënë se familjet e prekura kanë nevojë për ndihmë.

Ai madje ka kërkuar që të gjithë t’u dalin në ndihmë këtyre familjeve.“Ja edhe një punë ekipore që është për t’u admiruar, duke u dal në ndihmë familjeve të prekura, fillimisht gatishmëria e kompanive private që të ndihmojnë, pastaj kjo e shpërndarjes së ushqimit, ujit dhe gjërave tjera të domosdoshme, në mënyrë që të mos vuajnë nga mungesa e gjërave që ne të tjerët mund t’i kemi më bollëk. Familjet kanë nevojën për mbështetjen tonë! Është urgjencë që t’u dalim në ndihmë