Detaje të reja për vrasjen makabre, Granit Plava sillej në oborrin e restorantit ku po darkonin Liridona dhe Naimi, rrugës ndërruan veturat

Ftesa besëprerë e Naim Murselit për bashkëshorten e tij, Liridonën që të darkonin bashkë natën e të mërkurës së kaluar, ishte e fundit për nënën e dy fëmijëve. Dyshohet se Naim Murseli në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën organizuar vrasjen e Liridona Ademajt për qëllimë të ulta.

Naimi bashkë me Liridonën dhe dy fëmijët po darkonin në një restorant në Graçanicë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit.

Pak para se Naim Murseli dhe Liridona Ademaj të kryenin darkën e fundit, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla dyshohet se kanë marrë udhën paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se gjatë rrugës ata kanë ndërruar veturën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë.

Dyshohet se Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehët në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar vrasje makabre.

Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën ku kishte thënë se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes