Limaj: Jemi në negociata me PDK-në për koalicion parazgjedhor

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se pret ofertë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për koalicion parazgjedhor.

Gjatë një vizite që ka bërë në zyrat e OVL-së së UÇK-së, Limaj ka deklaruar se janë në negociata me PDK-në për koalicion parazgjedhor.

“Jemi në negociata me PDK-në për koalicion parazgjedhor. Nuk kemi ndonjë ofertë, por tash i mbetet PDK-së të vendosë”, tha Limaj.