Arrestohet gjakovari, e futi me dhunë një vajzë në veturën e tij

Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi e kishte futur me dhunë një vajzë në veturën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte futur me dhunë në veturën e tije, viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e policisë.

Policia gjithashtu bën të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.