Kryeministri Haradinaj i habit të gjithë, lahet në liqenin e ngrirë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka sfiduar vetën, duke u larë në një liqen të ngrirë.

Pasi fundjavën e ka kaluar në bregdetin e Shqipërisë, ku edhe ia bëri sefte detit për këtë vit, kryeministri Haradinaj është ndalur për shëtitje në bjeshkë.

Gjatë ditës së djeshme Ramush Haradinaj ka postuar në Facebook se ka vizituar majën e Gjeravicës.

Aty e ka provuar edhe larjen në liqenin e ngrirë.

Express sjell videon në të cilën Haradinaj shfaqet duke u larë në temperatura të ulëta. Madje shoqëruseve të tij u thotë “s’koka shumë ftoftë”
.https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/05/kbPZTPvVgVWoBtAQiZw2_22_29c02c6a5ca90c6a750ee94fdf0c1219_video_720p_converted.mp4?_=1

SHARE