Objekte të rrezikshme afër shkollës “Ali Krasniqi”, në Ujmirë

Pranë shkollës “Ali Krasniqi” në Ujmirë ndodhen disa objekte të vjetra dhe të braktisura, të cilat paraqesin rrezik për sigurinë publike.

Banorët dhe prindërit janë të shqetësuar për mundësinë e shembjes së tyre.

Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për largimin ose sigurimin e këtyre ndërtesave, për të shmangur çdo rrezik për nxënësit dhe komunitetin.