Aksident i rëndë në Dollc. 5 vetura e një kamion të perfshirë në aksident

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Dollc, ku janë përfshirë 5 vetura dhe një kamion. Sipas një lexuesi të Klina info që na ka dërguar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, 3 persona janë të lënduar rëndë, ka edhe tjerë me lëndime më të lehta. Aty kanë dalë zjarrëfiësit ku kanë nxjerrë njerëzit nga vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia. Klina info do të ju mbajë të informuar.