Liverpooli fiton derbin ndaj Tottenhamit dhe rrëmben kreun e tabelës

Kryendeshja e javës së 13-të në Premierligën angleze i ka takuar sonte Liverpoolit.

Në “Anfield Road”, Liverpooli ka qenë sonte nikoqir i Tottenhamit, shkruan “Zeri.info”.

Ndeshja e sontme i takoi Liverpoolit me rezultat të ngushtë, 2:1.

Mohamed Salah (’26) dhe Roberto Firmino (’90) i realizuan golat e fitores për “Të Kuqtë” sonte.

Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e realizoi Son (’33).

Me këtë fitore, Liverpooli “rrëmben” vendin e parë në tabelë me 28 pikë të tubuara.

Kurse, Tottenhami bie në vendin e dytë me 25 sosh.