Ikin 2 persona nga Psikiatria, vjedhin kombin në Klinë por i zë policia në Gjakovë

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se dy persona janë arrestuar pasi kishin vjedhur një kombi në Klinë.

Ata ishin ndaluar nga një njësit policor i Gjakovës me ç’rast kanë identifikuar se furgoni kishte qenë i vjedhur.

Të dyshuarit sipas informatave kishin ikur nga Reparti i Psikiatrisë në Prishtinë dhe ata pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Klinë 14-15.12.2020-N.N. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët nga një njësit policor i stacionit policor – Gjakovë janë ndaluar derisa kishin qenë duke udhëtuar me një automjet Kombi furgon me targa vendi të cilin automjet të dyshuarit kishin vjedhur në Klinë. Të dyshuarit sipas informatave kishin ikur nga Reparti i Psikiatrisë në Prishtinë dhe ata pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.