Nënshkruhet marrëveshja mes DFC dhe Kosovës

Është nënshkruar marrëveshja në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeshefit ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler.

Prezent gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ka qenë edhe presidenti Hashim Hashim Thaçi dhe kryekuvendarja Vjosa Osmani.

Marrëveshjet e nënshkruara sot janë në vazhdën e marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Kujtojmë se pjesë e delegacionit të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, është edhe emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Në përbërjen e ekipit të Hotit do të jenë zëvendëskryeministrat Besnik Tahiri, Albulena Halimaj, Driton Selmanaj, ai nga radhët e serbeve Goran Rakic, si dhe ministrat Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla, Selim Selimi, Blerim Kuçi dhe Vesel Krasniqi.

Siç ka njoftuar dje Zyra e Kryeministrit, kjo vizitë bëhet në kuadër të Marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.