Munishi zyrtarizohet te Ferizaji

Ismet Munishi edhe zyrtarisht nga edicioni i ardhshëm do të jetë trajner i Ferizajt.

Zyrtarizimi i tij është bërë sot.

Munishi do ta drejtojë këtë skuadër në Ligën e parë me synimin kryesor për ta rikthyer në Superligë.

Ai edicionin e kaluar e ka udhëhequr edhe Prishtinën. Drejtor i skuadrës ëshë emëruar Arsim Abazi.

Munishi pritet të ketë ekip tejet cilësorë në Ligën e Parë në misionin për rikthimin e Ferizajit në Superligë.