Gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj, Prokuroria e cilëson si vdekje të dyshimtë

Një person është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 11:00, në Skenderaj.

Vdekjen e tij e ka konstatuar një ekip mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Policia njofton se me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërkaq, rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë