U vodh në një vend të Evropës, gjendet në Prishtinë automjeti i vjedhur

Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitet e Doganës së Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive ilegale kanë organizuar ndalesa rrugore në Prishtinë.

Gjatë kontrolleve është ndaluar një veturë e dyshimtë me targa te huaja dhe pas verifikimit fillestar ka rezultuar se kjo veture është lajmeruar si e vjedhur në nje shtet evropian.

“Më pastaj ne bashkepunim në Policinë e Kosovës është vërtetuar se kjo veturë është e lajmeruar si e vjedhur dhe kërkohet nga organet e drejtësisë. Rasti i është dorëzuar Policisë se Kosovës për trajtim të mëtejshëm”, thuhet nga Dogana e Kosovës.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.