Momenti kur tifozi tenton ta godasë Azemin dhe Berishën në Rahovec VIDEO

Për pak minuta është ndërprerë finalja mes Rahovecit dhe Prishtinës, që po zhvillohet në “Mizahir Isma”.

Ndeshja u ndërpre pasi një tifoz hyri në parket në një moment kur disa basketbollistë i lëshuan nervat dhe nisën sherrin në parket.

Në atë moment, edhe një tifoz hyri në fushë dhe në videon më poshtë, shihet duke tentuar që ta godasë basketbollistin e Prishtinës, Edmond Azemi dhe aty ishte edhe Dardan Berisha.

Gjyqtarët ende nuk kanë dhënë shenjë për rinisjen e ndeshjes dhe nuk pritet të ndodhë derisa të zbrazet tërësisht palestra “Mizahir Isma”.

Ndeshja u ndërpre kur Prishtina po fitonte 71 me 52, teksa në serinë e finaleve, Prishtina po fiton 2-1 ndaj Rahovecit.