SHBA jep 50 milionë fuçi naftë nga rezervat për të frenuar rritjen e çmimeve

Joe Biden urdhëroi përdorimin e 50 milionë fuçi nafte në treg nga rezervat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllimin uljen e çmimit të gazit, një veprim ky i koordinuar edhe me vende të tjera si Kina, India dhe Britania e Madhe,

”Departamenti i Energjisë do të përdorë 50 milionë fuçi naftë nga Rezerva Strategjike e Naftës”, sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë.

Ky vendim vjen pasi Shtëpia e Bardhë po përballet me presion në rritje për të ulur çmimet, të cilat po kontribuojnë në rritjen më të madhe të inflacionit në dekada. Javën e kaluar, presidenti i kërkoi Komisionit Federal të Tregtisë që të hetonte nëse aktiviteti i paligjshëm nga kompanitë e naftës dhe gazit ishte arsyeja e vërtetë e rritjes së çmimeve të gazit.