Tërhiqet trupi i pajetë i një personi nga gropa me ujë në Pejë, Policia ishte informuar dje

Njësiti i FSK-së ka tërhequr sot trupin e pajetë të një personi, për të cilin dje një burrë e informoi Policinë e Kosovës se ndodhej në një gropë të mbushur me ujë, me thellësi 2-3 metra, në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Është tërheq trupi i pajetë nga gropa në Pejë nga njësit kompetent, ai i FSK’së. Trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.. Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes”.”, tha Gashi.

Për këtë rast sot ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“HETIM I VDEKJES – Pejë. Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull kosovar, ka informuar se në një gropë të mbushur me ujë, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu. Rasti në hetime”, u tha në rapor