Hovenier: Puna e prokurorëve është jetike për sistemin e drejtësisë dhe të ardhmen e vendit tuaj

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier në fjalën e tij në konferencën vjetore të prokurorëve, vuri në pah punë e madhe që bëhet në këtë institucion.

Hovenier, mes tjerash ka thënë se është i impresionuar me atë se çka kanë bërë prokurorët gjatë vitit të kaluar pavarësisht sfidave me të cilat janë përballur.

“Puna e juaj e mundimshme, për të kërkuar llogari, për të mbrojtur publikun, është frymëzuese si prokurorë, puna e juaj është jetike për sistemin e drejtësisë, shoqërinë dhe të ardhmen e vendit tuaj. Ky rol i prokurorisë ka peshë dhe ndikim të madh në atë se kush jep llogari dhe kush përfiton kompensim sipas ligjit, kjo është e vërtetë si në SHBA ashtu edhe në Kosovë”, u shpreh Hovenier.

Ai theksoi se pushtetin të cilin e kanë prokurorët sjellë një përgjegjësi të madhe për të kërkuar drejtësi në bazë të ligjit.

“E para jam i impresionuar me atë vendosmërinë tuaj të palënduar për të krijuar misione për të mos u dekurajuar nga sfidat e vazhdueshme, vëllimin e madh të rasteve dhe mungesën e burimeve. Puna e juaj para këtyre pengesave është frymëzuese, keni treguar përkushtim të madh për të shfrytëzuar mjetet për të shtuar efikasitetin dhe të përmirësoni punën tuaj si marrëveshjet për pranim të fajësisë për zgjidhjen e kontesteve”, theksoi Hovenier.

“Është e pritshme kur kritikoheni për punën e tuaj veçanërisht nga ata që nuk janë të familjarizuar me praktikat ligjore që janë hartuar për të siguruar trajtim të barabartë në bazë të ligjit. Jam i bindur se është frustuese nganjëherë është edhe ofenduese që të përballeni me kritikat për shkak të punës që e bëni, që e bëni punë e mirë, jo vetëm nga publiku por edhe nga udhëheqësit e degëve të qeverisë që poashtu kanë përgjegjësi për të mbrojtur sundimin e ligjit të Kosovës dhe qeverisjen e mirë”