Vdesin dy persona në QKUK pasi u aksidentuan ditë më parë

Dy persona kanë ndërruar jetë derisa ishin duke u trajtuar në QKUK nga lëndimet e marra në aksidentet e ditëve më parë.

Një femër ka vdekur në QKUK pas aksidentit të 16 shtatorit në Suharekë. Fatin e njëjtë e ka pasur edhe një mashkull si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin e 14 shtatorit në Prizren.

Trupat e pajetë të tyre me urdhër të prokurorit janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.