Planifikohej atentat ndaj Albin Kurtit, deklarohet Kryeministria

Zyra e Kryeministrit Albin Kurti është deklaruar pas raportimeve se ndaj të parit të Qeverisë po planifikohej një atentat.

Atentati, sipas Kryeministrisë, dyshohet të jetë planifikuar në vitin 2021.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi” thuhet në deklaratën e Zyrës së Kryeministrit.

Sipas tyre, rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik.