Komuna e Klinës ndanë 50 000 euro për menaxhimin e situatës me Coronavirus

Sot, Kuvendi i Komunës së Klinës në mënyrë elektronike ka mbajtur mbledhjen urgjente, ku është miratuar propozim vendimi për transfer të mjeteve financiare për menaxhim të situatës së krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19.

Me anë të këtij vendimi, Komuna e Klinës ka në dispozicion 50 000 euro për nevojat e menaxhimit të gjendjes emergjente dhe me qëllim të marrjes se masave të domosdoshme për luftimin e këtij virusi dhe pasojave të tij në komunën e Klinës.

Këto mjete do të shfrytëzohen për plotësimin e nevojave imediate si rezultat i situatës se krijuar nga virusi, si për qytetarët edhe institucionet publike të komunës.

Po ashtu, me qëllim të transparencës dhe llogaridhënies, kryetari Elezaj në mënyrë elektronike, ka njoftuar anëtarët e Kuvendit për vendimet e marrura nga Shtabi Emergjent dhe aktivitetet e realizuara nga institucionet lokale, për parandalimin e përhapjes së virusit.