Selimi: Luani luftoi e ra siç luftojnë e bien shqiptarët e mëdhenj

Në përvjetorin e Luan Haradinajt, e ka përkujtuar shoku i tij i luftës, Rexhep Selimi nga LVV, shkruan IndeksOnline.

Me këtë rast ai tha se atë ditë ishte duke pritur atë të vinte i mbushur me armë por erdhi lajmi për rënien e tij.

Njoftimi:

Ishim bërë gati ta prisnim, siç vinte gjithmonë i mbushur me armë e fishekë. Ai nuk erdhi atë ditë, na erdhi vetem lajmi për rënien e tij.

Luani luftoi e ra siç luftojnë e bien shqiptarët e mëdhenj – luftëtarët heronj të atdheut.

Luan Haradinajn, sikur sot në 23 vjetorin e përjetësimit të tij, e kujtojmë përherë me nderime të larta për luftën dhe rënien e tij heroike.

SHARE