Për të tretin vit, në Klinë për Muajin e Ramazanit, bukë falas për nevojtarët dhe agjëruesit

Hoxhë Blerim Musliu, nga Klina, duke uruar Muajin e Shenjtë të Ramazanit, ai ka bërë një njoftim të rëndësishëm përmes një videoje në rrjetin e tij social FB.

Hoxha, ka bërë të ditur se nga nesër, do të nis shpërndarja e bukës për nevojtarët dhe agjëruesit e komunës së Klinës.

Ky është viti i tretë, që vazhdon ky aksion humanitar, derisa vetëm vitin e kaluar janë shpërndarë më shumë se 15 mijë bukë.