Prend Buzhala – fitues i Çmimit “Pena e Flakës 2021”

Poeti Prend Buzhala, me poezinë “Kodi i një loje”, është fitues i Çmimit “Pena e Flakës”, aktivitet letrar që organizohet në kuadër të Manifestimi kulturor kombëtar “Flaka e Janarit 2021”, që mbahet përgjatë muajit janar në Gjilan.

Në Teatrin e qytetit të Gjilanit, këtë të diele, u organizuan dy veprimtari letrare, Ora e Madhe Letrare, ku poetët e përzgjedhur paraprakisht, konkurruan për Çmimin e poezisë më të mirë të Manifestimit “Pena e Flakës” si dhe shpallja e rezultateve të Konkursit anonim letrar për poezi e tregim të shkurtër.

Në hapje të Orës Letrare, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, Deniza Limani  tha se ndihet tejet e lumtur që përkundër kufizimeve për shkak të situatës me pandemi, rrjedha e manifestimit “Flaka e Janarit”, ka shkuar shumë mirë dhe se është shumë e kënaqur me organizimin e të gjitha shtyllave, duke përfshirë edhe “Pena e Flakës”.

Ajo tha se ky aktivitet letrar dhe më pas edhe ai muzikor “Fest Flaka”, janë si ëmbëlsirë me të cilat do ta përmbyllin manifestimin e sivjetmë të “Flakës”,  që pati rrjedhë të mirë dhe një program me vlera, duke vlerësuar se të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij manifestimi këtë vit, janë ndarë të kënaqur, sepse edhe Komuna, por edhe Drejtoria jonë janë ndarë të kënaqur me secilin organizator të shtyllave përkatëse të “Flakës…”.

Limani tha se këtë vit “Flaka…”,  i është kushtuar heroit Kadri Zeka, ndërsa potencoi edhe faktin se tanimë ky manifestim, është pjesë e Trashëgimisë Shpirtërore në kalendarin e MKRS-se dhe ky është një lajm i mirë, sepse më asnjëherë nuk do ta kemi problem çështjen e financimit.

Përndryshe në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës”- 2021, deklamuan poezitë e tyre këta poetë konkurrues: Afrim Demiri (GEGA I GJETUN), Alisa Bekteshi (KUR HANA E DO DIELLIN), Alketa Spahiu (MOS U DASHURO NË ESMERALDËN), Donart Rexhbogaj (ELEGJI), Farida Zmijani Ramadani (PËRJETIM NDJESISH), Fatmir Halimi (SEKRETI I DASHURISË), Jonida Sheholli (MBI SUPIN TËND), Kanita Sadiku (N’SY), Klejda Plangarica (PA BËZAJT), Linditë Ramushi Dushku (KAM LE DASHNIE), Prend Buzhala (KODI I NJË LOJE), Preng Maca (PRAG DITE), Rabije Bytyçi (SHTËPIA IME ËSHTË RRËNUAR), Ramë Oraça (UNAZË E KËPUTUR), Rrushe Hasimi (MARRËZIA E NJË DASHURIE), Sadete Tërnava Osmani (QIELLI I KËSAJ TOKE), Sadije Aliti (PUTHJA SHTEGTARE), Selajdin Shabani (NJË RRUGË TJETËR), Xheladin Mjeku (PËRRALLË PATRIOTIKE), Xheladin Rexhepi (DORA E DJATHTË E GJERGJIT).

Jashtë konkurrencës lexuan edhe dhjetë poetë të tjerë, për të quar në 30-të numrin e poetëve që deklamuan në Orën Letrare si simbolik 137 e vitit jubilar, 30- vjetorit të “Flakës së Janarit”.

Juria vlerësuese e Orës së Madhe Letrare, në përbërje: Anton Nikë Berisha, Flora Brovina dhe Sherafedin Kadriu, përzgjodhën poezinë fituese të Orës,  që doli të jetë poezia “Kodi i një loje”, i Prend Buzhalës, të cilit çmimin “Pena e Flakë”, ia dorëzoi drejtoresha Deniza Limani.

Kur jemi te konkursi letrar, Adem Gashi, nga juria e konkursit. vlerësoi se janë vënë në spikamë vlerat dhe prurjet e mirëfillta në poezi e prozë. Sipas tij ishin 45 tregime dhe 93 poezi konkurruesenë këtë konkurs.

Juria profesionale e konkursit, në përbërje Adem Gashi, Linditë Ramushi – Dushku dhe Mehmetali Rexhepi ka bërë këtë zgjedhje:

Në poezi:

Shpërblimi i parë i jepet poezisë: “Kjo e diel” shifra “Perla”

Shpërblimi i dytë poezisë:  “Baladë”, shifra “Vetëm 5 minuta”

Shpërblimi i tretë poezisë: “ Poema e mjerimit” shifra “Aguliçe”

Ndërsa për botim në revistën “Agmia”, juria i ka propozuar këto poezi: “Me fillue ditën me rreze në sy”, pa shifër,  “Shpirti i poetit” shifra “Frymëzimi”, “Ftohti” shifra “Rebelja”, “M’u shëndrro ne pranverë fluturash” shifra malli i Tropojës, “Portret në bronz” shifra “Ec me kohën” dhe “Një pikë uji rrëshqiste në krahun e saj” shifra “Fryma e Hyjit”

Në prozë:

Shpërblimi i parë i jepet tregimit:  “Ëndrra me peshq” shifra “Balonat”

Shpërblimi i dytë:  “Buka e dheut” shifra “Arusha”

Shpërblimi i tretë: “Pallati i sorrave” Pa shifër

Ndërsa për botim në revistën “Agmia”, juria i ka propozuar këto tregime: “Nënokja” shifra “Emigrantja 1993”, “Torzo e gjallë” shifra “Unë pa UN” dhe “Dy artet e jetës” shifra Filozofia e dashurisë”

Përndryshe, manifestimi i sivjetmë i “Flakës së Janarit 2021”, përmbyllet sonte me Festivalin e Muzikës Popullore “Fest Flaka”- në Sallën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, e cila këtë edicion nuk do të ketë karakter garues.  /