Zyrtare: Thaçi e të tjerët aplikojnë për të votuar

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Sali Mustafa tashmë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se Thaçi e të tjerët tashmë veç kanë aplikuar për të votuar.

“Po, të gjithë i kanë dërguar aplikimet”, ka treguar ai.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Sali Mustafa janë akutalisht duke u mbajtur në paraburgim në Hagë.

Më 14 shkurt në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pas rrëzimit të Qeverisë Hoti të cilën Gjykata Kushtetuese e shpalli si jolegjitime.