12 të lënduar nga një aksident në Polac të Skënderajt

12 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Polac të Skënderajt.

Në raportin e policisë thuhet se të përfshira në aksident ishin tri automjete.

Katër prej 12 personave të lënduar pasi morën tretmanin mjekësor janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.