Komandanti i UÇK-së nga Klina kërkon mobilizim për ti dal në ndihmë vendit !

Binak Gashi nga Gremniku i Klinës, ju bën lutje kolegëve të tijë të TMK-së, qe të organizohemi dhe ti dalim në ndihmë vendit me përvojën tonë aq sa kemi.
Postimi i ti :

Të nderuar qytetar të Kosovës ju dretohem me ketë qendrimin tim dhe të shum pjestarve të TMK-së .Sot populli i Kosovës gjendet me një Virus të veshtir (rëndë) për të gjith popullin e Kosovës. E shprehim gadishmerinë që të mobilëzohemi dhe ti dalim ndihmë popullit sepse është një moment shumë i vështirë duke llogaritur trajnime të ndryshme për 10 vite në TMK , sidomos në fushat e emergjencave të ndryshme. Duke llogaritur qasjen profesionale që të kalohet kjo sfidë. Nuk dua të hyj në gjendjen politike e cila mbretëron sot në Kosovë shpresoj që puna dhe ndihma jonë konkrete do t’ia mundësoj tejkalimin e kësaj sfide.
Kam besimin e plotë e të gjith pjestarëve të TMK-së , sepse kam kaluar kohën e lavdishme të ushtrise çlirimtare të Kosovës si dhe 10 vite në TMK. E bekuar qoftë Kosova.