Aksident mes dy veturave, katër persona të lënduar

Mitrovicë, sot ka ndodhur një aksident mes dy veturave ku si pasoje mbetën të lënduar katër persona.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident  trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth  orës 20:00, në Tunelin e parë në Mitrovicë. Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ku si pasojë e aksidentit  lëndime  kane pësuar katër   persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.”, u shpreh Zahiti./