FSK hap konkurs për pranimin e 612 ushtarëve të rinj

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për pranimin e 612 ushtarëve aktiv dhe 388 të tjerëve rezervë.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 15 dhjetor e deri më 15 janar 2023.

Po ashtu janë bërë të ditura edhe kriteret për aplikim.

Më poshtë i gjeni kriteret e aplikimit:

Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës

Të kenë zotësi të plotë për të vepruar

Të ketë të përfunduar shkollën e mesme

Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit

Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë

Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera

Të jetë i moshës 18 – 25 vjeçare në datën e aplikimit

Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra

Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun; (Kandidatët të cilët bartin tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri të gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun, në rast përzgjedhje janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor; deri në fillimin e shkollimit për kadet, në të kundërtën do të diskualifikohen);

Këto janë dokumentet e nevojshme për aplikim:

Diploma e shkollës së mesme/ e nostrifikuar, (diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës, duhet të i nënshtrohen procesit të njohjes nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë;

Ekstrakti i Lindjes (jo më i vjetër se gjashtë muaj);

Certifikata nga Gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime;

Vërtetimi nga Policia e Kosovës për të kaluarën e tyre penale (dokumenti të jetë i nxjerrur brenda afatit të konkursit);

Kopje të letërnjoftimit apo pasaportës;

Foto portret 4×4 për aplikim (elektronike);

Dëshmi për kualifikime tjera (nëse posedon);

Dokumenti i zotësisë së veprimit.