Arrestohet një 63-vjeçar në Malishevë, iu gjetën një mitraloz dhe pushkë  gjuetie

Është arrestuar një 63-vjeçar në Malishevë për posedim të armëvë të paautorizuara.

Atij i janë gjetur një mitraloz, një pushkë gjuetie dhe 38 copë fishekë.

“Stacioni Policorë në Malishevë, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari  N. G., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1959), posedonte armë në mënyrë të paautorizuar. Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Vermicë-Malishevë, janë gjetur një pushkë automatike (mitraloz), një pushkë gjuetie dhe 38 copë fishekë të cilat i dyshuari i posedonte në mënyrë të paautorizuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njofton se i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë,

“Armët dhe municioni janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa  me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet), i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.