Tjetër vjedhje në Prishtinë, goditet një bankë në lagjen “Dardania”

Një tjetër vjedhje me armë zjarri ka ndodhur në një bankë në Prishtinë. Indeksonline ka mësuar që sigurimi i bankës ka gjuajtur me armë në drejtim të grabitësit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci për Indeksonline ka treguar se dyshohet që grabitja është kryer nga një person me armë zjarri.

“Rreth orës 10:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu” në Prishtinë.”

 “Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i cili po ashtu dyshohet të ketë qenë I armatosur.”

“Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rasti”, u shprehë ai.