Hajnat i hyjnë në firmë, i dëmtojnë makinerinë në vlerë rreth 24 mijë euro

Një personit në Fushë Kosovë, hajnat i kanë dëmtuar një makineri në vlerë rreth 24 mijë euro.

Ai u ankua në polici të martën, se persona të panjohur në firmën e tij kanë vjedhur disa gypa të bakrit në vlerë rreth 400 euro, ku si pasojë u dëmtua edhe makineria.

Rasti ka ndodhur në rrugën “7 Shtatori”, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar.

Lidhur me ngjarjen është informuar edhe prokurori, ndërsa vepra u cilësua “Vjedhje e rëndë”, njofton policia.