K.F. Dukagjini ka nënshkruar marrëveshje sponsorizimi me kompaninë

Klinë, 19 Gusht 2019.

Kemi kënaqësinë të iu njoftojmë se K.F. Dukagjini ka nënshkruar marrëveshje sponsorizimi me kompaninë e suksesshme “Getrinke Vrella”, e cila do ta mbështesë klubin me mjete financiare gjatë sezonit futbollistik 2019-2020. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Sportiv i klubit, z. Fabian Veseli dhe pronari kompanisë “Getrinke Vrella”, z. Gani Dreshaj, ndërsa gjatë nënshkrimit të marrëveshjes i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, dhe drejtori i klubit, Fabian Veseli, kanë falënderuar z. Dreshaj për përkrahjen financiare që po i jep klubit dhe kanë theksuar se ky është një kontribut i rëndësishëm për lojtarët dhe klubin.
Ndërsa, z. Dreshaj, i cili vazhdimisht ka qenë përkrahës i klubeve sportive dhe sportistëve, theksoi se klubi i Dukagjinit me organizimin e mirë që ka bërë vitet e fundit dhe qasjen serioze i ka dhënë klubit drejtimin e duhur dhe ka dëshmuar se meriton një përkrahje si nga tifozët po ashtu edhe nga bizneset.

Të gjithë në klubin KF Dukagjini dhe qytetin
e Klinës e falënderojmë z. Gani Dreshajn.