Z. Gjon Krasniqit, i jepet mirënjohja me motivation për sigurimin e hapsirës dhe inventarit të bibliotekës “Liridoni” në Poterç të Epërm të Klinës

Shkruan: Lekë Mrijaj

Disa ditë me parë me rastin e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të bibliotekës Shkollore dhe Popullore “Liridoni” në Poterç të Epërm të Klinës, është mbajtur një takim kulturor me të cilin morën pjesë shumë njerëz e personalitete të rrafshit kombëtar, kulturor e arsimor.

Në fillim të eventit në fjalë është inauguruar edhe një pllakë përkujtimore ku shkruan: “Pasi qe regjimi serb zbrazi 600 biblioteka të Kosovës nga libri shqip në prill të vitit 1992, në këtë shtëpi Maxhun Smajli, e hapi bibliotekën e parë publike private në Kosovë” ndërsa në pllakë shkruhet edhe fjalë të tjera apo historiku i bibliotekës ashtu siq vijon më poshtë: “Historiku i Bibliotekës Shkollore dhe Popullore “Liridoni” në Poterç të Epërm të Klinës, fillimisht kishte 124 titujme 378 ekzemplarë, mirpo në tetor të vitit 1997, pat arritur në 3470 tituj me 546 ekzemplarë.

Biblioteka ishte në sherbim të nxënësve të shkollave fillore “Isa Boletini” në Drenoc të Klinës, “Naum Vegjilharxhi” në Kliçinë të Pejës dhe “Azem Bejta në Grabanicë të Klinës. Biblioteka kishte 68 lexues të rregullt, prej tyre, sot emra të njohur siq është prof.dr. Gani Abazi. Me qellim shpetimi Halil dhe Islam Kelmendi e kanë larguar bibliotekën në fshatin Nepole të Lugut të Baranit, në shtëpin e Gjon Krasniqi, ku u dogj nga pushtuesi serb me 2 gusht 1998”.

Për kontributin e dhenë, perurimin e pllakës së inauguruar në fjalë e bëri, ish famullitari i Zllakuqanit të Klinës, dom Lush Sopi, e famullitar i tashëm i Bistazhinit të Gjakovës.
Njëkohësisht për kontributin e dhënë nga ana e dojaenit të gazetarisë kosovare, z. Maxhun Smajli me mirënjohje falenderimi janë dekoruar edhe shumë figura e personalitete tê kulturës e arsimit shqip për kontributin e dhenë në formim të bibliotekës “Liridoni” në Poterç të Epërm të Klinës.

Me një mirënjohje të tillë është është dekoruar edhe z. Gjon Krasniqi. Mirënjohja një fjalë, z. Gjon Krasniqi i është dhenë me motivation për sigurimin e hapsirës për librin shqip dhe inventarin e bibliotekës “Liridoni” e cila u dogj bashkë me bibliotekën e tij personale nga zjarri serb në shtëpin e tij”.

Vlen tê potencohët se menjiherë pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, kur filloi nisma e vlerësimit për demët materiale, ishte një nga amerikanët vizitorë i cili e vizitoi shtëpin Mark Z. Krasniqit (babai i Gjonit e Palit) dhe pyeti se a kanë shpetuar njerëzit e kësaj shtëpije të djegur e të rrenuar rrafsh për tokë.

Gjenerali qe ishte pjesmarrës me amerikanin ia kthen, po janë kthyer tashmë në Zvicërr. Pra amerikani thotë se jam tejët i sigurt (pra edhe një herë duke aluduar në shtëpin e Mark Z. Krasniqit apo babain e të dy vëllezërve-Gjonit e Palit) se ata qe paskan pasë gjithë ketë shtëpi me vlerë dhe ketë puntori, do tia arrijnë ta ndertojn edhe me të mirë.

Mirpo kur e ka pa dhe marrë librin gjysmë të djegur në shtëpin e tij nuk ka mund të përmbahet dhe amerikanin e kanë ngerthye emocionet duke i ra lotët për faqe.

Dhe në mes tjerash permes emocioneve, ai është shprehur me këto fjalë duke thenë se vertetë po me vjen keq për ketë pasuri marramendese qe e paskan pasë me vlerë të madhe edhe me keto libra me kaq numer s’do arrij kurr ti ketë madje edhe ka qajt para gjithëve pra duke e vlerësue librin më shumë se gjithë vlerën e pasurisë së patundshme edhe pse shuma e shtëpisë nga komisioni përkatës është vlerësuar në vlerë prej 1.2 milion marka gjermane të asaj kohe.

Veq dekoratave e mirënjohjeve tjera disa vite me parë, z. Gjon Krasniqi, kordinator Curraj-ve të Nepoles së Pejës, i cili është një atdhetar dhe kulturolog i shkëlqyeshëm u lind në Nepole të Lugut të Baranit të Pejës, qe jeton dhe vepron në Zvicër i cili njihet si një humanist e atdhetar në emigim në Zvicer me datë 28 shkurt 2015, është shpallur “QYTETAR NDERI I QARKUT TË LEZHËS”. Njëkohësisht për devocionin dhe kontributin e dhenë, vitin e kaluar nga Selia e Shenjtë Vatikani-Papa Françesku i është dhënë një mirënjohje Bekimi Apostolik.

Një dedikim falenderimi ecën edhe për doajenin e gazetarisë shqiptare në Kosovë, z. Maxhun Smajli i cili përherë ka ditur dhe di ti vlerësoj njerëzit e librit dhe të kulturës mbarë shqiptare duke iu dhenë mirënjohje modeste për aktivitetet dhe veprimtarit e tyre të dhenë në periudhë të viteve të okupimit (para luftës), luftës dhe pas luftës së fundit në Kosovë. Edhe një herë faliminderit z. Maxhun Smajli.

Suksese dhe çdo të mirë daja Gjon. I gëzohem mirënjohjejeve tuaja. I gëzofshi!!!