Tyson Fury nokauton Whyten dhe mbron titullin kampion në WBC

Tyson Fury ka mbrojtur titullin kampion në kategorinë WBC në peshat e renda të boksit, pasi ka mposhtur me nokaut kundërshtarin e tij, Dillian Whyte.

Në stadiumin legjendar ‘Wembley’, Fury ka fituar përballjen ndaj britanikut tjetër Whyte në një meç shumë interesant që zgjati gjashtë raunde.

Raund thuajse i barabartë nga të dy boksierët, pa ndonjë goditje të fortë për ta veçuar.

Raundi 4

Ky ishte një raund acarues, me të dy boksierët që morën disa herë vërejtje nga gjyqtari, ndërsa nuk munguan goditjet. Fury ishte për një nuancë më i mirë duke ia qarë arkadën.

Raundi 5

Ky raund nisi me ritëm të ulët, por Fury me kalimin e kohës mori lojën në dorë, duke e lëkundur disa herë Whyten me disa goditje të mira.

Raundi 6

Whyte nisi të marrë pak terren, por Fury më vonë e riktheu mecin, duke dhënë disa goditje. Fundi i raundit ishte ‘tragjik’ për Whyte, i cili përfundoi me nokaut në tokë pas një ‘uppercut’ të Gipsy King.

Me këtë fitore, Fury shkon në serinë e 33 ndeshjeve pa humbje, ku ka 32 fitore (22 me nokaut) dhe një barazim.

Në anën tjetër, britaniku me prejardhje nga Xhamajka, Whyte ka në total 31 meçe ku ka fituar 28 prej tyre (19 me nokaut) derisa ka pësuar tri disfata.