Zyrtare: Konfirmohet meçi Joshua – Pulev, ja data kur zhvillohet

Kubrat Pulev ka konfirmuar se ndeshja e tij e shumëpritur me Anthony Joshua do të zhvillohet këtë verë në stadiumin e ri Tottenham Hotspur.

Boksieri bullgar ka zbuluar se do të jetë përball britanikut me 20 qershor, duke u përballur për të gjithë rripat në pronësi të Joshuas.

Pulev është një nga kundërshtarët e detyrueshëm të Joshua dhe ai do të kërkojë të befasoj kampionin e Botës, ashtu siç bëri Ruiz në vitin e kaluar.

Ky është njoftimi i Pulev:

Zyrtare: Kubrat Pulev përballet me Anthony Joshua!

Data është 20 qershor, në stadiumin e ri të Tottenham në Londër, për kampionatin e peshave të rënda!

Kontrata mes dy ekipeve tani është nënshkruar zyrtarisht dhe beteja mes boksierit bullgar, i cili është sfidues i domosdoshëm për rripin e Federatës Ndërkombëtare të Boksit (IBF) dhe britanikut, është e garantuar!

“Jam i lumtur që kam mundësinë t’i tregoj botës se sa i fortë jam në të vërtetë”, komentoi Kubrat Pulev. /