Gjendet i vdekur ish-polici Fadil Syleviqi, dyshohet se ishte dëshmitar i Speciales

Ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur sot i vdekur te liqeni i Badovcit.

Bëhet fjalë për ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Fadil Syleviq. Siç ka mësuar gazeta, i njëjti dyshohet se ka qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale.

Sipas burimeve të gazetës, dyshimet e para të vdekjes janë nga problemet shëndetësore.

Në lidhje me këtë rast, Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë edhe një përgjigje nga policia, por të njëjtit nuk kanë konfirmuar asgjë deri më tani.