“KosovaMed Healthcare ” i dhuron 1400 maska Komunës së Klinës

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, sot ka pritur sot në takim pronarin e “KosovaMed Healthcare”, z. Kastriot Asllani, i cili ka dhuruar një donacion prej 1 400 maska për institucionet komunale, të cilat do të i ndahen Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, administratës së Komunës dhe shkollave fillore në Klinë.

Kryetari Elezaj e falënderoi z. Asllani për këtë donacion, duke shtuar se ruajtja e shëndetit në këtë kohë dhe përballje më COVID-19 është prioritet për ne.