Aksidenti në Gjermani, familjarët në Kosovë tregojnë se si ndodhi ngjarja tragjike

Nga Zvicra erdhi në Kosovë për vendosjen e dritareve në shtëpinë e re. Pasi që kreu punët për objektin që kishte nisur së ndërtuari para dy vjetësh, Zaim Krasniqi së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët , Florin 12-vjeçar dhe Fjonën 10-vjeçare e nipin Bleonin 18-vjeçar, u nis për në Zvicër.

Por, rreth 50 kiliometra pa mbërrirë në destinacion, atyre në Gjermani u ndodhi një aksident trafiku.

Atij nuk i mbijetoi Zaimi me djalin që vdiqën në vend dhe nipi që humbi jetën mëngjesin e së shtunës, ndërkohë bashkëshortja dhe vajza janë në tretman mjekësor.

Për këtë rast kanë folur familjarët e viktimave.

“Bashkëshortja e tij ka qenë me një spital të Zvicrës e cila është në gjendje trupore, ndërsa vajza me lëndime më të lehta”, ka thënë një prej familjarëve.

Meqë është në gjendje më të mirë shëndetësore, vogëlushja u ka dhënë detaje familjarëve se si ka ndodhur aksidenti.

“Vajza e vogël është shpreh pak se ka qenë një mot i ligë dhe kemi rrshit dikund, një ujë i madh u kanë sipas saj dhe vec kur e kanë pa një kamion përpara”, ka treguar ai.

Vikendi ka pamundësuar që familja e ngushë e tyre që jeton atje të nis procedurat për sjelljen e trupave në vendlindje.

“Pritet që ditën e hanë me fillu procedurat për kthimin e trupave në Kosovë, por nuk kemi detaje për kohën”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se ka vdekur edhe personi i katërt si pasojë e aksidentit në Gjermani nga i cili mbetën të vdekur 3 anëtarë të familjes Krasniqi nga Ferizaj. Personi i katërt gjithashtu ka shtetësi kosovare, megjithatë nuk është pjesë e familjes Krasniqi.

SHARE