Rajoni italian më i prekur nga COVID-19 mbyll baret dhe restorantet

Lombardia, rajoni italian më i prekur nga vala e dytë e COVID-19, mbyll që nga sot të gjitha baret dhe restorantet duke nisur nga mesnata dhe pezullon të gjitha aktivitetet sportive amatore.

Përveç kësaj, duke nisur nga ora 18:00, baret do të mund t’u shërbejnë vetëm klientëve të ulur në një tryezë, sipas urdhëresës rajonale të miratuar dje, por që hyn sot në fuqi deri më 6 nëntor.

Një masë tjetër, shitja e alkoolit do të ndalohet pas orës 18:00, ashtu si edhe konsumimi i ushqimit dhe pijeve në rrugët publike. Sidoqoftë, shpërndarja e ushqimit në shtëpi mbetet e autorizuar.

Respektimi i këtyre masave do të sigurohet nga forcat e sigurisë. /

SHARE