22 mijë gjithsej, secili tifoz do ta ketë nga një plis sonte në “Air Albania”

Sonte është ndeshja më e rëndësishme e Shqipërisë në fazën e grupeve për Euro 2024.

Kuq e Zinjtë përballen me Republikën Çeke teksa kërkojnë të shkëputen edhe më shumë në vendin e parë në grup dhe t’i afrohen Evropianit.

Për të krijuar një atmosferë sa më të veçantë, në secilën prej 22 mijë ulëseve sa e ka kapacitetin stadium, do të jetë nga një qeleshe, apo sic njihen në Kosovë si plisa.