Geci: Ka informata se komandant “Ujku” kishte tentuar të kryejë atentat ndaj meje e Tahir Zemajt

Gani Geci, ish-zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka akuzuar Pjetër Shalën, të arrestuarin e djeshëm nga Specialja se ishte munduar të organizojë atentat ndaj tij dhe Tahir Zemajt gjatë një takimi me strukturat e LDK-së në Bruksel,

Këto denoncime ai i ka bërë me anë të një postimi në Facebook, teksa ka shkuar edhe më tutje duke thënë se Shala, kishte mbledhur para për t’ua dërguar atentatorëve që sipas tij kishin kryer atentat ndaj tij në vitin 2001.

Postimi i plotë në Facebook i Gani Gecit:

Të dashur Shqiptarë ka informata okulare se ky farë Pjetër Shala komandant”Ujku”në vitin 2002, ishte munduar ta oraganizoj një atentat kundër meje dhe Tahir Zemajt, gjat ni takimi qe kishim me Strukturat e LDK es ne Bruksel

Gjithashtu ka informata se Pjetër Shala kishte mbledhur para në Belgjikë për t’ju dërguar atentatorëve që kishin kryer atentatin kundër meje në vitin 2001. Atentat në të cilin mu vranë dy shokët e mi Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati. /