Në Spitalin e Pejës po trajtohen 117 pacientë me COVID-19, prej tyre 15 në gjendje të rëndë

Rritja e rasteve me coronavirus, ka bërë që edhe numri i pacientëve në spitale të rritet.

Në Spitalin e Pejës, aktualisht janë duke u trajtuar 117 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: 97 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Sipas njoftimit nga ky spital, gjatë 24 orëve të fundit 3 pacientë janë shëruar nga COVID-19.

SHARE