Vdes një fëmijë në QKUK, ishte aksidentuar para dy jave në Grabanicë të Klinës

Një fëmijë ka vdekur të enjten pasdite në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili ishte duke u trajtuar pas një aksidenti në trafik që kishte ndodhur me 24 shkurt në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Grabanicë të Klinës.

Trupi i pajetë i të miturit me urdhër të prokurorit të rastit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka konfirmuar sot vdekjen e fëmijës,

“Në këtë aksident ishte i përfshirë një automjet i cili gjatë lëvizjes në drejtim të Prishtinës, humb kontrollin dhe kishte goditur mbrojtësit e rrugës, me ç’ast lëndime kishin pësuar tre persona të cilët menjëherë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, për tretman. Pas tretmanit në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, njëri nga të lënduarit (fëmija) me udhëzim të mjekut kujdestarë është transferuar për në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm. Por me datë 7 shkurt, rreth orës 17:40 jemi informuar nga QKUK se fëmija nuk ka mundur ti përballoj lëndimeve dhe kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë./