Çitaku: Vrasje, plaçkitje gjithandej – dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dy vrasjeve që tronditën mbrëmë kryeqytetin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka thënë se dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë. Vrasje, plaçkitje, rrahje gjithandej.

“Dy vrasje brenda natës në kryeqytet.  Përtej dhimbjes dhe solidaritetit me familjarët e viktimave, dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë. Vrasje, plaçkitje, rrahje gjithandej.  E tmerrshme”, shkroi ajo.